Rama nis fushatën: Për një vizitë në Elbasan rri mbi 4 orë live, para dy ditësh ndenji mbi 7 orë

Rama nis fushatën: Për një vizitë në Elbasan rri mbi 4

Duket se kryeministri Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2023.

Sot ai ka vizituar Elbasanin, ku ka zhvilluar disa takime me qytetarë të ndryshme dhe të rinjtë të këtij qyteti.

Nga aty ai foli për çmimin e energjisë elektrike, por rritjen e çmimeve, për pasojat e luftës, për protestën e pedagogëve dhe masat e qeverisë.

Po ashtu ai nuk harroi përmendjen e financimeve ruse të bëra nga ana e PD-së si dhe akuzat për vrasjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Ndërkohë, Rama vetëm ditën e sotme ka ndenjur mbi 4 orë live transmetim në rrjetet e tij sociale në këto takime.

Kujtojmë se para 2 ditësh Rama zhvilloi disa takime në qytetin e Gjirokastrës, ku ndenji live më shumë se sa 7 orë në rrjetet sociale.

Kryeministri është akuzuar nga opozita dhe mediet se ka ngritur një rrjet të tërë propaganda ku promovon ato që i quan si arritje të qeverisë së tij.

Rama nis fushatën: Për një vizitë në Elbasan rri mbi 4

EMISIONET