Rama: Ata ishin si nata, ne jemi si dita, por jemi në të gdhirë, kemi akoma rrugë përpara
Kryeministri Edi Rama ka vizatuar ditën e sotme qytetin e Elbasanit ai tha se në rrugën e zhvillimin janë futur të gjitha punët e Shqipërisë.
Rama shtoi se vendi është si nata me dikën dikur, por është në mëngjesin e tij dhe ka akoma shumë për të ecur para.
Rama: Kjo është rruga dhe në këtë rrugë kanë hyrë të gjitha punët në Shqipëri, që nuk do të thotë se ne jemi aty ku duhet e ku do të jemi, po do të thotë që nëse ishim si nata me ditën u nisëm nga nata dhe sot jemi ditë.
Tani jemi ende në të gdhirë, në raport me aty ku duhet të shkojmë dhe në këtë kontekst kemi përballë inflacionin e luftës, kemi përballë krizën e çmimit të energjisë dhe kemi jo përballë se përpara ata nuk na dalin dot, por kemi nga mbrapa disa që na kapin dhe përpiqen të na tërheqin me lloj-lloj marifetesh, me lloj-lloj poshtërsish të zhytur në thesin e rublave, të lidhur me grupet dhe me forcat më jo dashamirëse të këtij vendi dhe ua them me përgjegjësi sepse historia e tyre këtë tregon dhe në një përpjekje të përditshme për tua u nxirë jetën njerëzve.

