Rama nderon Florian Markun me “Ylli i Mirënjohjes Publike” në shtator në Kuvend ligji për sportistët "Kolonelë"
Një ceremoni nderimi shoqëruar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” u ndërmor sot në kryeministri për nder të boksierit Florian Marku, i cili më 25 gusht 2022 mbrojti gjerdanin WBC silver
Fjalën e tij Rama e nisi duke iu përgjigjur kritikëve pas polemikave të shkaktuar për Luiza Gegën.
"Përfytyroni sikur asgjë të mos kishim bërë do na thonin. Ja nuk bëmë asgjë. Eshtë më mirë të bëjmë atë që Luiza di të bëjë më mirë. Të vrapojmë më shpejt e të mos humbasim kohë me njerëzit negativë"
Kryeministri shtoi se me celebrimin e Luizës u hap një traditë të cilën do ta ndjekin për të gjithë ata që do i sjellin Shqipërisë medalje.
Edi Rama: “Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm. Jam mirënjohës Florianit i cili e nderon këtë godinë me praninë e tij sic është Luzia që e nderoi. Kampionë si Floriani janë ata që mund të ndërtojnë me mbështetjen tonë akademitë e boksit. Kampionë si Luiza e të tjerë mund të hapin rrugët e tyre për të sjellë të tjerë pas vetes e të bëhen frymëzim dhe me shembullin e tyre asgjë nuk është e pamundur ” tha Rama.
Në shtator do të shkojë në kuvend pr/ligji që i jep gradën “kolonel' sportistëve si Luiza Gega që kanë marrë medalje ari në sportin e tyre.
Sportistët e punësuar aktualisht pranë Ministrisë së Mbrojtjes, që do të përfitojnë nga ky ligj gradën e kolonelit janë Luiza Gega, Briken Çalja, Nora Gjakova, Distria Krasniqi.
Edi Rama: “Në shtator ligji i propozuar nga ministri i Mbrojtjes për tju dhënë grada sportistëve protagonistë Luiza Gega. Do të thotë deri në fund të jetës së tyre aktive këta të 4 do të jenë kolonelë e do të paguhen si kolonelë. Natyrisht që në ministrinë e Mbrojtjes do të punojnë në një strukturë speciale mentorësh të ushtarëve dhe oficerëve tanë për tju ushqyer atyre frymën e kampionit dhe ambicien e suksesit."

