Rama-ministrave: Kur një qytetar ka një hall dhe s’ka zgjidhje, tundni dynjanë sikur të ishte babai juaj!
Në mbledhjen e parë në kryeministri me qeverinë e re të mandatit 3, Rama u shpreh se nuk i intereson asnjë shpenzim, as një rrugë, para sjelljes me qytetarët, që trokasin në dyert e qeverisë që do të qajë një hall.
Rama shtoi se kur një qytetar mbetet pa përgjigje, pa adresë, pa zgjidhje, për shkak të zinxhirin të institucioneve tuaj, duhet që ministrat të tundnin dynjanë, sikur të ishte babai i tyre.
Rama: Nuk kam çfarë flas për etikën e secilit prej jush, si njerëz në raport me njerëzit. Mund edhe mos të keni parasysh se çfarë korrektese t’ju karakterizojë. Fjalën e kam për etikën profesionale të institucioneve në varësi me qytetarët. Nuk më intereson asnjë shpenzim, as një rrugë, dhe s’do të pranojë asnjë justifikim para sjelljes me qytetarët, që trokasin në dyert tona që të qajë një hall.
Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes, ‘Shqipëria që duam.al’. Vendimi i parë i kësaj qeverie sot është që ta çojmë në kuvend dhe ta kthejmë në ligj për të gjithë. Një gjë është me rëndësi, është se duhet qartë në këtë fjalë të nisjes së mandatit të tjerë, marrëdhëniet me publikun s’mund të jenë opsionale. Do një ministër merret me to, s’do, nuk merret. Do një drejtor në institucion, qytetarët trajtohen mirë, nuk do, trajtohen keq. Kjo do të jetë një marrëdhënie detyruese. Kur një qytetar mbetet pa përgjigje, pa adresë, pa zgjidhje, për shkak të zinxhirin të institucioneve tuaj, duhet të tundni dynjanë dhe të mendoni sikur të ishte babai juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka.


