“Rama e kompensoi energjinë” Zysha Guxholli “i mbyll gojën” studentit Çocoli: Ai fut 7 lek në xhep

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gazetari i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se Rama ka subvoncionuar në mënyrë të fshehtë 107 euro të energjisë elektrike.

Ndërkohë që Pedagogia e ekonomisë Suzan Guxholli u shpreh se vendi ynë prodhon 98% të energjisë nga uji me një kosto 8 lek, por e shet me 9.5 lek.

Çoçoli: Kjo qeveria e këtij të gjatit dhe të keqit na e mbajti çmimin e energjisë në 9.5 lekë që do të thotë subvencion i fshehur 107 euro për familjet mesatarisht. Nga 1 janari kjo qeveri ka importuar 340 milionë euro energji.

Guxholli: Sa është kostoja e prodhimit të energjisë që thua subvencion? Po 20% të energjisë marrim nga importet ne. ne prodhojmë energji nga uji 98% ujore që është e lirë dhe e pastër gati 3 lekë kosto. Ndërsa shteti na e shtet 9.2 lek. Fut në xhep 7 lekë. Ne kemi prodhuar mbi 70% të energjisë në vend për konsum.

EMISIONET