Guxholli: Mbi 800 kilovat do të paguhet shumë më shumë, në Evropë po kompensohen familjet
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Pedagogia e ekonomisë Suzana Guxholli u shpreh se ata që do të harxhojnë më shumë se sa 800 kilovat në muaj do të paguajnë shumë më shumë.
Ajo tha se e gjithë pesha e rritjes së çmimit ka rënë tashmë mbi konsumatorin, ndërsa në shumë vende evropiane po kompensohen familjet.
Guxholli: Ata që do të shpenzojnë më shumë sesa 800 kilovat do të paguajnë shumë më shumë. Fatura do të rriten në mënyrë aq të ndjeshme sa nuk e di se si do ta përballojmë. Çdo gjë po përballohet nga konsumatori, edhe pse është një pjesë e vogël e popullsisë.
Në Evropë kanë futur paranë kesh duke bërë kompensim të çdo familjeje. Në Angli u tha se nga 3500 paundë 1000 paundë do t’i kalonin konsumatorit në mënyrë që konsumatori të mos e ndjejë në xhepin e tyre rritjen e çmimit të energjisë.

