Rama 'blindon' Kryeministrinë/1200 forca policie në terren, shkëmbime informacionesh për elementë të dyshuar

Ndërsa të enjten mbrëma qytetarët e thirrur nga Berisha do të protestojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka marrë masa mbrojtëse.

Njoftohet se vetë kreu i Qeverisë nuk do të jetë në zyrë ditën e protestës, pasi ai do të jetë në Vlorë deri në mbrëmje, por masat i mori që mëngjesin e së mërkurës.

Kërpudhën e rindërtuar pas shkatërrimit të së parës nga protestuesit e dikurshëm të opozitës, Rama e zhvendosi nga lulishtja në hyrje të kryeministrisë.

Po ashtu dera kryesore dhe dritaret vishen me llamarinë të fortifikuar, për të mos lejuar protestuesit të hyjnë brenda selisë se qeverise.

Në bulevard, shtyllat e ndriçimit do të lyhen me material graco e ndërsa do të instalohen edhe disa megafonë.

Policia ka planfikuar që ditën e protestës të angazhohen 1200 forca.

Ekipet e rendit do të qëndrojnë ne formë kordoni, më pas do të janë ato të Shqiponjave e ndërsa grupet e FNSH do të pozicionohen disa metra më poshtë.

Disa grupe kontrolli do të qëndrojnë në hyrje të kryeqytetit.

Synimi është evidentimi i çdo automjeti të dyshimtë për armë zjarri, sende të forta si dhe lëndë piroteknike.

Për pikasjen e këtyre personazheve, departamenti i rendit dhe sigurisë publike po bashkëpunon me drejtoritë vendore.

Në këtë proteste të angazhuar do të jenë edhe oficerët e Antiterrorit.

Agjentët e këtij sektori do të vëzhgojne personat që kanë dyshimë për prirje terroriste.

EMISIONET