Rama: BE e paaftë të çlirojë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp nga Brukseli tha se BE është e paaftë për të çliruar Shqipërinë dhe Maqedoninë nga Bullgaria.

Ai tha se kjo ditë do të jetë historike në sensin negativ, ndërkohë shtoi se nuk priste asgjë nga ky samit. 

Edi Rama: Më duhet të korrigjojë presidentin tuaj siç  bëra me kryeministrin e Kroacisë. Unë nuk jam I flustruar, thjesht më vjen keq për BE. Nuk është sekret që unë e kam më për zemër BE sesa Aleksandri.

Të shohësh BE që është i paaftë të çlirojë dy vende si Shqipëria dhe Maqedonia, nga Bullgaria, nuk lë një mbresë të mirë. Ishte një ditë historike në sensin negative. Patëm fjalët më të mrekullueshme për ne nga të gjithë. Asnjë prej tyre nuk mbeti pa thënë se ndiheshin keq për BE, jo për ne.

Nuk prisja asgjë tjetër nga ajo që mora këtu. 100% asnjë surprizë, asnjë gjë. Pres me padurim kur Kroacia të fillojë e të ketë ndonjë gjë për Serbinë.

EMISIONET