"Rama 3" betohet tek Meta, shmanget shtrëngimi i duarve, Spiropali harron të firmosë formulën e Betimit. Jepen porositë e para

Kryeministri Edi Rama, u shfaq në orën 09:55 (18 shtator) në presidencë, për tu betuar para Ilir Metës, që me forcën e kartonave pak muaj më parë i argumentoi Gjykatës Kushtetuese, shkarkimi e tij. Ministrat kishin hyrë më herët, e siç ishte parashikuar ceremonia zyrtare nisi në orën 10,  pa pranine e mediave dhe e mbyllur për publiku.

Kjo ceremoni zgjati vetem 20 minuta, ndërsa presidenca ndau këto pamje për mediat.

Me formulën “Betohem!” dhe me firmën mbi këtë angazhim Edi Rama, u drejtua për një foto protokollare në krah të kreut të shtetit. Shmangia e çdo urimi apo mungesa e  shtrëngimit të  duarve, konfirmoi se asgje nuk ka mdryshuar në marrëdhëniet mes tyre dhe se vetem detyrimet kushtetuese i bëjnë bashkë.

E njëjta procedurë vijoi për secilin ministër

Edhe pse nuk e mban për herë të parë si detyrë, Minsitrja Elisa Spiropali, nën emocione harroi ta firmosë formulën e betimit, duke u kthyer për këtë procedurë pak momente më vonë.

Në përfundim,  Kryeministri  dhe ministrat e tij me dosjen e kuqe në dorë që mbante dekretin e kreut të  shtetit, e përshkuan në këmbë rrugën nga presidenca në kryeminsitri, nga ku do të mbahej mbledhja e parë, e cila më shumë se për ndarje detyrash, Edi Rama, e shfrytëzoi për tu dhënë të zgjedhurve të tij porositë e fundit. Detyrën ua ka dhënë ai, por karrigen duhet ta mbajnë vetëm me punë.

Që në nisje të fjalimit të tij, kreu i qeverisë i kujtoi ministrave të vjetër dhe të rinj Kodin Etik, që ata duhet të respektojnë gjatë mandatit të tyre. 

Sa i përket tenderave dhe fondeve publike, porosia e Ramës ishte e prerë.

Duket se ka në plan të shmangë çdo debat me opozitën, e për këtë lajmëroi ngritjen e një strukture të re komunikimi.

Betimi i qeverisë re u përshëndet nga selitë diplomatike në vendin tonë, nga ambasada amerikane, prezenca e OSBE-se dhe delegacioni i Bashkimit Europian.

EMISIONET