Qyno: Kandidatura e Belerit ka qenë e imponuar nga qarqe greke dhe nga PBDNJ
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Elton Qyno u shpreh se kandidatura e Belerit ka qenë e imponuar nga qarqet greke dhe nga PBDNJ.
Qyno: Edhe vetë të dyja subjektet politike që mbështesin Belerin në mungesë të mbështetjes në procesin gjyqësor, le të kuptohet se kandidatura e tij ka qenë e imponuar nga qarqet greke dhe nga PBDNJ. Berisha e ka mbështetur publikisht, ndërsa Meta e ka mbrojtur më butë.
Në seancat gjyqësore, të dyja forcat politike kanë hequr dorë dhe ia kanë lënë çështjen drejtësisë. Të dyja partitë që e mbështetën morën një lloj regresi sa i takon opinionit publik për Belerin sepse edhe Rama me këtë kartë i sulmoi.