Kara: Greqia po ndërhyn në Shqipëri, kandidimi i Beleri anti-kushtetues, nuk duhej lejuar
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Romeo Kara, Avokat u shpreh se Greqi është duke ndërhyrë në Shqipëri për Belerin, për të cilin tha se nuk duhej kandiduar.
Kara: Kemi një qasje të gabuar politike qysh në fillim në kundërshtim me ligjin lidhur me personat me integritet të cenuar, si në rastin e këtij personi, nominohet nga dy parti politike dhe i mbajnë iso një politike regresi të Greqisë, dhe duke e bërë që të ndizet një sherr.
Shqipëria është në një moment që i jep një leksion demokracie vendit ku ka lindur demokracia. Ata kanë ndërhyrë në gjyqet shqiptare, ku janë futur edhe në gjyqet e me dyer të mbyllura. Ky është një personi që nuk duhet të konkurronte për kryetar bashkie sepse është anti-kushtetuese.