Qetësia para stuhisë, policia sqaron krimin në Elbasan: Gruaja u paraqit në komisarit me 26 korrik, nuk bëri kallëzim

 Qetësia para stuhisë, policia sqaron krimin në Elbasan: Gruaja u

Ramiz Mici vrau në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, 30 korrik, bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.

Policia e Elbasanit në një sqarim për ngjarjen thotë se ishte vëënë në dijeni të konfliktit mes çiftit prej 26 korrikut, kur 37-vjeçarja është paraqitur në komisariat dhe ka deklaruar se ka konflikt me bashkëshortin për arsye xhelozie por nuk kishte pranuar të bënte kallëzim.

"Më datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan është  paraqitur shtetasja J. E., 37 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M. Menjëherë është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj. Nga ana jonë është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasi R.M. Shtetasja J.E., ka deklaruar se ka patur konflikt për motive  xhelozie  ku shtetasi R.M., i ka thyer telefonin e saj dhe për këtë arsye është paraqitur në Komisariat. Shtetases pavarsisht se i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetërin" sqaron policia.

Policia thotë se në prezencë  të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhrin e mbrojtjes më datë 26 korrik dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Gjatë kohës që të dy shtetasit kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë  dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin.

Shtetasit R.M., gjatë  intervistës  iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Shtetasit në konflikt kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit.

Gjithashtu shtetasja Jetlira Elezi, është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27 korrik me forumin e gruas e cila na deklaroi se shtetasja ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar.

Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29 korrik në orën 12:30 me shtetasen Jetlira Elezi, e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në  Komisariat.

Po më datë 29 korrik është marrë kontakt dhe me shtetasin Ramiz Micin, i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën.

Policia e Elbasanit thotë se të dyja palët janë njoftuar për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët .

Ndërkohë pas krimit të rëndë, ku Mici i mori jetën Elezit duke e vrarë me thikë policia është vënë ndjekje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET