Pushuesja suedeze paraqitet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, niset me urgjencë drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 18:53

Një 69-vjeçare suedeze e identifikuar si Hanette Larsson mësohet se ka mbërritur mesditën e kësaj të enjteje në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.
Bëhet me dije se 69-vjeçarja jeton prej vitesh në Danimarkë, ndërsa kishte ardhur me pushime në Sarandë.
Sipas informacioneve, suedezja shkoi në spital në gjendje të rëndë me insuficençë respiratore ndërsa është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

