Të shtënat me armë zjarri në Sarandë/ Dy të plagosurit mbërrijnë me helikopter në spitalin e Traumës (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. Bëhet me dije se Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarr.

Dy plagosurit Lama dhe Hoxhaj kanë mbërritur pak minuta më parë në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, teksa tashmë janë nën kujdesin e mjekëve. 

Gjithashtu mësohet se janë identifikuar edhe dy autorët. Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe Erjon Canaj janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim nga policia. Bëhet me dije se dy autorër janë emra të njohur për policinë.

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.

Ai gjithashtu konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.

Ndërsa Erjon Canaj, 35 vjec, në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

 

EMISIONET