"PS nuk i largon dot spiunët nga politika", Gjiknuri: Non grata çështje morale, s'e vendosim te dekriminalizimi

Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, nuk mendon si Taulant Balla që me ligj mund të largojnë spiunët nga politika. Duke shmangur retorikën politike Gjiknuri tregon që mazhoranca e ka të pamundur pasi kanë si barrierë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket votimit elektronik në 7 bashkitë më të mëdha në vend për zgjedhejt e ardhshme vendore, sekretari i përgjithshëm i PS mendon që mund të jetë e parealizueshme për shkak të kostos së lartë.

Pavarësisht zhurmës politike, spiunët e ish-sigurimit të shtetit nuk do të mund të largohen nga politika. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, është më i qartë se Taulant Balla, pasi në një intervistë për RTV ORA ai sqaron se është e pamundur që të kufizohet kandidimi pasi bie ndesh me Kushtetutën.

Sipas tij, nisma ligjore e mazhorancës për t’u verfikuar të gjithë funksionarët publik do të mbetet thjesht në aspektin moral.

"Nëqoftëse kemi të bëjmë me transparencën e dosjeve të kandidatëve, kjo është një element moral, kjo është çështje tjetër pasi ka të bëj me vendimet e Gjykatës Kushtetuese Europiane. Kjo duhet parë në harmoni, partitë janë organizata të lira, vetorganizohen," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjiknuri thotë se as çështja e non gratës nga SHBA apo vende të tjera nuk mund të bëhet pengesë për të qënë deputetë apo kryetarë partie.

"Non Grata nuk është çështje që e ndalon njërin për të kandiduar, se sa është një moral që kërkon koha që ti nuk mund t’i japësh më politikës shqiptare pasi mund t’i sjellësh dëm asaj force apo atij elektorati që të përfaqëson në raport me aleatët perëndimor," tha ai.

Numri dy i Partisë Socialiste e sheh me skepzicizëm propozimin e KQZ-së për të implementuar në zgjedhjet e ardhshme vendore votimin dhe numërimin elektronik në 7 bashkitë e mëdha.

"Zbatimi i një procesi të votimit dhe numërit elektronik që mund të jetë shumë i mirë, por ka një fatur goxha të majme për buxhetin e shtetit dhe kjo është një çështje që nuk mund të bëhet," tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri hedh poshtë që mes PS dhe demokratëvë të Alibeaj ka një marrëveshje të dakordësuar për ndryshimin e sistemit dhe impementimin e primit.

"Unë nuk besoj se ka as rekomandim, as nuk ka ardhur momenti të ndryshojmë sistemin zgjedhor, por prioritar janë depolitizimi i administrats zgjedhore. Dhe mbase ka ardhur koha mos të bëjmë më arnim apo ndryshime në kodin zgjedhor, por të shkruajmë një tekst nga e para," tha ai.

Ndryshe nga Partia Demokratike e Sali Berishës, PS nuk do t’i zgjedhë kandidatët për bashkitë nëpërmjet primarëve. listën e tyre do ta vendosë kryetari i Partisë në konsultim me kryesinë.

EMISIONET