Valteri sërish në SPAK: Prova të reja për Metën dhe partinë e tij, kontrata lobimi deri në 1.2 mln $

Ish - deputieti Halit Valteri u paraqit sërish sot në SPAK, ndërsa në një deklaratë për gazetarët tha se ka sjellë prova të reja për kontrata të firmosura nga Ilir Meta, totali i të cilave shkon deri në 1.2 mln dollarë për kompaninë "Dutko".

"Kemi bërë dy kallëzime penale për grupin e koorporatës "Lëvizja Socialiste për Integrim", ish-presidentit e Republikës dhe partinë e tij familjare. Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese "Dutko", ku e çon totalin e të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA," tha ai.

Gazetarja: Këto prova iu janë kërkuar nga Prokuroria e Posaçme apo i keni sjellë vetë?

Valteri: "Janë prova që i kemi paraqitur edhe vetë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, kemi sjellë edhe të tjera.

Janë sqarime të bëra për pika të ndryshme në dosje. Janë dhe pjesa më e kontratave të nxjerra nga fara dhe për mendimin tim SPAK-u nuk ka se çfarë pret më. Unë inkurajoj atë që presin të gjithë shqiptarët: arrestimin e Ilir Metës dhe vënien përpara drejtësisë.

Së shpejti me propvat e dërguara dhe me letërporositë që ka dërguar SPAK-u shqiptarët do të kenë një ish-president, ish-kryeministër të arrestuar dhe para drejtësisë."

EMISIONET