Prona që solli aktin e rëndë tek gjykata e Apelit/ Shkambi pretendoi se e privatizoi, 31 familjet e kundërshtuan

Prona që solli aktin e rëndë tek gjykata e Apelit/ Shkambi

Vrasja në sallën e gjyqit ka pas një histori konflikti që nis gati dy vite më parë.

Familja Shkambi ka pretenduar se e kishte privatizuar dhe më pas hipotekuar.

Kundër tij janë ngritur 31 familjet që jetonin aty, duke e kundërshtuar në proceset gjyqësore.

Kjo është prona për të cilën sot u vra në sallën e gjyqit Astrit Kalaja.

Konflikti ka nisur prej më shumë se 12 vitesh mes Pal Shkambit dhe familjeve që jetonin aty.

Ndërtesa tre katëshe ka qenë shkolla e rezervave, por që ka kaluar në process privatizimi.

12 vite më parë 31 familjet që jetojnë aty protestuan duke mos liruar objektin, madje akuzuan se pronari i ri nuk ka pasur asnjë dokument.

Në të kundër me ta shkambi ka regjistruan pronën në hipotekë duke deklaruar se e ka privatizuar.

Madje për këtë objekti është dërguar në përmbarim, por pa arritur pasi palët janë përballur sërish në gjykata qoftë në shkallën e parë por edhe në të dyti.

Pali në deklaratat për mediet ka deklaruar se në dosjen e gjykatës nuk ka qenë akt ekspertiza duke akuzuar se ia kishin falsifikuar materialet.

Tashmë me zvarritjen prej gati dy dekadash çështja kishte kaluar në gjykatën e apelit në Tiranë e parashikuar për të nisur në orën 14 me objekt kundërshtim vendimi përmbarimor.

EMISIONET