Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra. Përdorte dhe nënën pensioniste për të fshehur pasuritë

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të
Kristian Koni

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe dy automjete luksoze në pronësi të Kristian Konit, i cili është arrestuar më parë në Itali për trafik droge.

Hetimet kanë zbuluar se Konit dhe nëna e tij, e cila është në pension, kanë kryer veprimtari të lidhura me rrjetin e strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012.

Koni, i njohur gjithashtu si Olsi Meta, ka përdorur identitete të ndryshme dhe ka kryer transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona në Tiranë, Bathore, Farkë dhe Marikaj, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në hetim. Në mesin e tyre është edhe kompania “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor Kristian Konin.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të

Prokuroria Tiranë sekuestron 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të shtetasit K.K., i arrestuar për trafik droge në Itali dhe nënës së tij pensioniste

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.

Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:

• Shtetasit K. K.

• Shtetases F.M., dhe

• Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.

Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.

Sekuestrot janë vendosur me qëllim:

• Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;

• Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;

Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale.

EMISIONET