TRE ATENTATE NË DY VITE/ Kush është Erald Mustafa, në kërkim edhe për shpërthimin në banesën e Ilir Gjeçajt (FOTO+VIDEO)

U arrestua mbrëmjen e kaluar nga Policia në zonën e Shkozetit Erald Mustafa, i njohur si mik i ngushtë i Aleksandër Lahos, alias “Rrumi i Shijakut”.

Ai është një person me rrezikshmëri të lartë dhe emër i përfolur në disa ngjarje kriminale, përfshirë tri atentate që ka pësuar gjatë viteve të fundit.

Arrestimi i fundit u bë në kuadër të një operacioni për parandalimin e një vrasjeje, ku Mustafa u kap me armë zjarri me fishek në fole dhe u la në burg nga gjykata.

Atentati i parë në Shkozet (Prill 2023)

TRE ATENTATE NË DY VITE/ Kush është Erald Mustafa, në

Në 3 prill 2023, makina në pronësi të 37-vjeçarit Erald Mustafa shpërtheu me lëndë plasëse në aksin Shkozet–Durrës, ndërsa ai po udhëtonte i vetëm. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

2. Arrestimi për tentativë vrasjeje (30 shtator 2023)

Policia e ndaloi pas dyshimeve që ai po përgatitej për hakmarrje pas atentatit të Shkozëtit. Në mjetin e tij u gjet një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak.

TRE ATENTATE NË DY VITE/ Kush është Erald Mustafa, në

3. Kapja dhe arrestimi me armë (Tetor 2023)

Më 30 shtator 2023, policia vuri në pranga Erald Mustafën në lagjen nr. 15 të Durrësit, në një aksion të koduar. Në makinën që drejtonte u gjet një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak. Ai dyshohet se po planifikonte një atentat hakmarrjeje, ndoshta për shkak të shpërthimit që iu bë në makinë.

4.I shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më 13.08.2025, në lagjen nr. 14 në Durrës, ku u vendos lëndë eksplozive në banesën e shtetasit Ilir Gjeçajt.

Profil kriminal i Aldi Mustafës

Mustafa ka një të kaluar kriminale të njohur, me dënim prej 10 vjetësh në Gjermani për veprat penale “kanosje” dhe “prodhim dhe shitje narkotikësh”

TRE ATENTATE NË DY VITE/ Kush është Erald Mustafa, në

Ai është mik i “Rrumit të Shijakut”, Aleksandër Laho, një figurë e njohur në botën kriminale, e përfshirë për shembull në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

/SYRI.net

EMISIONET