Projekti Pilot/ Dy Gjuhë të huaja në shkolla, sociologët: Duhet të sigurohemi të mos ngarkojmë nxënësit

Ministria e Arsimit ka nisur një projekt pilot për nxënësit e klasës së tretë. Në këtë projekt disa nxënës kanë filluar të mësojnë dy gjuhë të huaja, me synimin e pasurimit të aftësive gjuhësore. Për sociologët projekti është një hap të rëndësishëm por duhet të sigurohemi që nxënësit të mësojnë me kënaqësi dhe pa ndjenjën e ngarkesës së tepërt.

Në një projekt pilot të zhvilluar nga Ministria e Arsimit disa nxënës të klasave të treta kanë filluar të mësojnë dy gjuhë të huaja. Strategjia është krijuar për të avancuar me njohuritë gjuhësore.

Për sociologun Gëzim Tushi kjo risi në fushën e arsimit është një shans për nxënësit  Megjithatë ai kërkon një përshtatje të korrikulave për të mos i lodhur fëmijët, por tu nxitet kureshtja për lëndët.

Krahas anglishtes, që është gjuha e huaj e parë prioritare, e dyta do të vendoset nga shkollat në varësi të kërkesave të bëra nga nxënësit apo prindërit e tyre. Kjo risi është në fazën e një projekti pilot dhe klasat ku po pilotohet projekti i përcakton aktualisht zyra vendore arsimore.

EMISIONET