Zgjedhjet në Kukës, policia harton plan masash për mbarëvajtjen e votimit

Policia e shtetit ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e votimit për kryetar të bashkisë së Kukësit por edhe për procesin e numërimit. Po ashtu edhe komisioni qendror i zgjedhjeve do të ketë nën mbikqyrje zhvillimet. Lealba Pelinku shprehet optimiste për zbatimin e standardeve të kërkuara.

Lealba Pelinku, Nënkomisionere Shtetërore e Zgjedhjeve tha: "Ka një paraqitje të anëtarvë të komisonit të rregullt. Cdo gjë po shkon normalisht.

Pelinku apeloi për pjesëmarrje dhe u kërkoi partive të respektojnë ligjin.

Lealba Pelinku, Nënkomisionere Shtetërore e Zgjedhjeve tha:"Gjej rastin ti bëj thirrjë vëzhguesve që të respektojnë tagrat ligjorë. Secili të respektojë të drejtat dhe detyrimet që i ngarkon kodi.

74 qendrat e votimit do të hapin dyert në orën 7 të mëngjesit për tu mbyllur në orën 19. Ndërkaq nën garancinë e policisë u shpërndanë materialet zgjedhore.

EMISIONET