Presidenti/ Mediu: Nuk ka kohë, duhet të çojmë një kandidat në raundin e tretë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në konferencën e kryetarëve është shprehur se opozita duhet të ketë një kandidat të vetin sa më parë.

Ai tha se duhet të çojnë një emër për president në raundin e tretë përpara se ta kërkojnë përgjegjësinë tek pala tjetër.

Mediu: Nuk ka kohë as për 8 as për 10 kandidatë, të gjejmë një kompromis, ajo që e bën të mundshme është të dëgjojmë njëri tjetrin, duhet të kishim çuar dje një kandidaturë, dhe duhet të çojmë në raundin e tretë një kandidat, para se të kërkojmë përgjegjësi te pala tjetër, duhet ta kërkojmë te vetja, kemi në dorë një element kushtetues, le ta dëgjojmë njëherë brenda vetes dhe të përpiqemi të gjejmë një konsensus me maxhorancën brenda një kohe të shkurtër.

Edhe në këtë raund opozita ka të drejtën e propozimit të kandidatit sipas marrëveshjes mes të dyja palëve.

Në rast të kundër maxhoranca ka deklaruar se do ta zgjedhë vetë presidentin e ri.

EMISIONET