Presidenti/ Alibeaj: PS nuk është serioze, duan të shkojnë te raundi i katërt, s’i qëndron fjalës

Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar në lidhje me presidentin pasi dy raundet e para kanë dështuar.

Konferenca pritet të vendosë për datën e mbajtjes së raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit.

Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij është shprehur se PS ka për qëllim që të zgjedh vetë Presidentin e vet.

 “Nuk ka ngelur asnjë që nuk e ka kuptuar se mazhoranca pret raundet e tjera dhe kërkon që ta votojë vetë dhe të ketë një President të tyre. Ne ramë dakord për një dokument të qartë para mediave. Një proces që opozita të mos ishte mbushëse topi por të vendosej në kushte reale për një proces serioz. U tërhoqën. Edhe është e përcaktuar që duan të shkojnë tek raundi i katërt. Nuk i qëndrojnë fjalës.” tha Alibeaj.

EMISIONET