Preçi: Procesi i integrimit është individual, nuk besoj se Rama do të bojkotojë samitin e BE-së

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Zef Preçi, Ekonomist u shpreh se në axhendën e Samit të 27 liderave të BE-së është siguria, rinia dhe energjia.

Preçi tha se Serbia është në një tjetër stad sepse i ka çelur negociata dhe vazhdon me kapitujt dhe se besoj se Rama do të bojkotojë këtë samit.

Preçi: Pse bëhet takimi i 27 liderave të BE-së? Në axhendë është siguria, rinia dhe energjia. Këto janë çështje që do të diskutohen në këtë takim dhe festa me 6 liderat e Ballkanit lidhet me këtë gjë, pra rastis me këtë mbledhje. Ndërsa procesi i integrimit është individual.

Kjo do të thotë se konsultimi implikohet me Ballkanin e Hapur. Serbia është në një tjetër stad sepse i ka çelur negociata dhe vazhdon me kapitujt. Ndërsa ne kemi një stad tjetër. Shkaqet për çeljen e negociatave me Ukrainën janë unike. Nuk besoj se Rama do të bojkotojë këtë samit.

EMISIONET