Kraki: Ballkani të reagojë ndaj vonesave të BE-së, po hapin negociatat me Ukrainën pa asnjë kusht

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Nezir Kraki, Politolog u shpreh se Ballkani perëndimor duhet të reagojë njëzëri dhe të denoncojë vonesat e harresat e BE-së.

Ai tha se vendet evropiane kanë rënë dakord që Ukrainë t’i jepet statusi i vendit kandidat edhe pse nuk ka plotësuar asnjë kusht

Kraki: Ballkani perëndimor duhet të vendoset dhe të reagojë njëzëri dhe të denoncojë vonesat e harresat e BE-së ndaj këtyre vendeve. Këtu kam dëshirë që t’i jap të drejtë Ramës, jo për mënyrën dhe formën, ama për përmbajtjen e këtij hezitime.

Kënaqësi të tilla mund të shprehen publikisht. Vendet evropiane kanë rënë dakord që Ukrainë t’i jepet statusi i vendit kandidat edhe pse nuk ka plotësuar asnjë kusht. Afrimi i Ukrainës nuk mund të eklipsojë përpjekjen e vendeve të Ballkanit.

EMISIONET