"Porti i Durrësit" miratohet në mesnatë me 74 vota pro dhe 35 kundër

Seanca maratonë për diskutimin përfundimtar të Portit të Durrësit ka përfunduar me miratimin e plotë prej votave të mazhorancës. Opozita ka kundërshtuar projektin duke e cilësuar korruptiv ndërsa socialistët nuk pranuan ta rishikonin. Po ashtu dhe buxheti i shtetit ka kaluar me kundërshtimin e Partisë Demorkatike dhe asaj të lirisë, por me kartonat pro të mazhorancës

NË 14 orë debate, opozita perdori fjalen ndersa maxhoranca voten duke miratuar projektin e Portit të Durrësit dhe buxhetin e shtetit.

Pak pas mesnatës socialistët përdorën kartonat për ti hapur rrugë projektit të shumë debatueshëm arab, por në seancë nuk ishin të gjithë kundërshtarët.

Ndërsa opozita e konsideroi aferën më të madhe korruptive në vend.

"Me përgjegjëisnë më të plotë se keni patur ofertë për të dorëzuar Portin e Durërsit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano. Por ajo është refuzuar në mënyrë kategorike. Kurse Emar…Rama, se s'është Emar, merr Portin e Durrësit," tha Berisha.

"Për portet ankohen më shumë ata që s'dinë not, nuk e them aunë. Mërziten dhe thonë ç'është kjo gjuhë. Kjo është gjuha e mësuesëve të mi dhe sot kam ardhur t'ju flas përmes tyre. Unë thjesht lexoj," tha Rama.

Për paketën fiskale u propozuan mjaft amendamente nga mazhoranca e opozita, por të rrëzuara sërish me kartonat e kuq.

Së bashku me ndryshimet tatimore u votuan edhe të ardhurat e shpenzimet për vitin e ardhshëm.

Të ardhurat për 2023 parashikohen të jenë në nivelin e 631.6 miliardë lekëve, ku 475 mld mendohet të vijnë nga qeverisja qendrore  si ndërsa rreth 65 milion lekë nga pushteti lokal.

Fokusi vijon të jetë sektori energjisë ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh.

Si një vit zgjedhor fondi i parashikuar për fushatën elektorale është caktuar të jetë 1.8 miliard lekë por pa bërë të mundur votimin dhe numërimin elektronik në gjashtë bashku.

EMISIONET