Pollo: Sulmi i Iranit ishte dështim, nuk u shkaktuan dëme. Izraeli u ndihmua edhe nga aleatët
Politikani, Genc Pollo i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se sulmi i Iranit është një dështim në kuptimin që nuk shkaktoi dëme në materiale dhe njerëz.
Pollo: Është një dështim në kuptimin që nuk ka shkaktuar dëme në materiale dhe njerëz siç synonte Irani.
Është një përsëritje e dështimit i sulmit që u bë në pranverë të këtij viti po nga Irani.
I penguar nga sistemet mbrojtëse ajrore ‘’Kubeja e hekurt’’, ‘’Hodeja e Davidit’’ dhe diçka me shigjetë që kanë izraelitët por edhe i ndihmuar nga aletatët, në radhë të parë nga SHBA, por edhe nga Britania edhe Jordania.
Ka qenë edhe Franca në sulmin e parë, nuk e di listën e emrave të atyre që janë përfshirë me forca ajrore për të rrëzuar raketat iraniane.
Ndryshe nga hera e parë, ka patur dëme materiale.
Shumica e raketave që nuk janë shkatërruar në ajër, kanë rënë në tokë të hapur por disa kanë rënë edhe pranë qendrave të banuara.

