Iu gjetën në çantë granata, detonatorë dhe plumba, përfundon në pranga shqiptari në Greqi

Iu gjetën në çantë granata, detonatorë dhe plumba,

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Ai dyshohet se posedonte një çantë me mjete ushtarake.

Ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Athanasiou Bosda” në Menidi.

Sipas mediave greke, efektivët e policisë kanë kërkuar t’i bëjnë një kontroll shqiptarit, pasi iu duk i dyshimtë.

Shqiptari ka nisur menjëherë  të vrapojë, duke hedhur njëkohësisht në tokë një çantë e cila, siç u konstatua më pas, përmbante dy granata, katër detonatorë, si dhe 50 gëzhoja.

Hetimi për rastin është në vazhdim. 

EMISIONET