“Politika në konflikt për çështjen e dekomunistizimit”, Hoxha: PD ka bërë shumë gjëra
Çelo Hoxha, drejtor i Institutit Studimor për Krimet e Komunizmit gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj tha dekoministizimi duhej të bëhej në çdo kohë.
Sipas tij Partia Demokratike ka bërë shuëm gjëra sa i përket dekomunistizimit.
Çelo Hoxha: Momenti për dekomunistizim ka qenë gjithmonë. Sado paradoksale të duket, zbutja e ligjeve filloi më 1990. Hoqën dënimin me internim, u lejua feja e u hapën objektet e kultit. U krijua PD dhe u lejua pluralizmi. Erdhi PD pastaj që ishte më e distancuar nga regjimi komunist dhe bëri shumë gjëra. U hoqën simbolet e komunizmit, u bë ligji për lustracionin, ligji më të cilin u dënuan ish drejtues. Shoqëria shqiptare ka një lloj konflikti që reflektohet në ndërgjegjen e saj, jemi këtu ku jemi pasi vetë politika nuk ka rënë dakord për këtë gjë, janë në konflikt.
Hoxha foli dhe për punën që po bëhet nga Institutit Studimor për Krimet e Komunizmit ku tha se numri i vogël i punonjësve ndikon në kufizimin e përmasave që ka instituti.
Çelo Hoxha: Kufizimi është në përmasën që ka instituti. Ne kemi qenë një staf prej 10 vetash tani jemi 19. Nëse do ët ishte institute më i madh ndikimi do të ishte më i madh. Politikbërësit nëse do të kishin interes do ta bënin më të madh. Në fillimin e institutit janë bërë propozime për një staf më të madh.