Me kostum tradicional në dasmë? Nga veriu në jug, Edlira tregon për pajën e nuses dikur
Në emsionin “Ditë e Re” u diskutua rreth traditave të dasmave, zakoneve të ndryshme të dasmave të të gjitha krahinave dhe elementëve tradicional që ato mbartin.
Edlira Sula thotë se paja e nuses përgatitej dhe mendohej për të në të kaluarën.
Edlira Sula: Nga veriu në jug, veshjet në pajën e nuses ishin të ndara me kategori duke përfshirë: veshjet e nuses, veshjet kur lindte fëmijë e deri kur të bëhej dhe vjehrrë.
Po si u realizua dasma e saj?
Edlira tregoi dhe historinë e saj me kostumin tradicional që e veshi në dasmë.
Edlira Sula: Në kohën kur unë jam martuar, pak a shumë traditat vazhdonin të ekzistonin, edhe pse në vitet ’90 donim të ndryshonim diçka, të fusnim elemente të huaja që konsideroheshin dhe më moderne. Ime më donte që të mbaja një kostum tradicional por unë e refuzoja dhe në fund e vesha dhe më duk vetja shumë bukur.
Edlira Sula tregoi dhe një moment emocionues me një vajzë e cila jetonte në Amerikë dhe që në dasmën e saj veshi kostum tradicional. Madje ajo përlotet teksa tregon.
Edlira Sula: Në mendje më ka ngelur një mesazh që më ka ardhur nga një vajzë e cila jeton në Amerikë, prindërit e së cilës i dhuruan një kostum tradicional origjinal. Vajza me shkruante: Edlira, nuk e di sesi të falënderoj për veshjen që qëndise, të cilën e vesha në dasmë e që e mbajtja për disa orë sepse të gjithë donin të bënin foto me mua në atë veshje.
Gjithashtu ajo tha se njeriu harron se çfarë përfiton financiarisht në krahasim me atë që përjeton emocionalisht kur merr mesazhe të tilla nga puna të cilën ushtron.