Policia zbulon online garën me makina në bulevardin "Zogu i Parë" gjobit shoferin e benzit, në kërkim tjetri (Video)

Kujdes! Policia ka gjetur një tjetër mënyrë për të identifikuar dhe gjobitur ata që shkelin rregullat e qarkullit.
Duke gjurmuar rrjetet sociale, ku të rinj, të përfshirë nga adrenalina dhe moda për të bërë famë në rrjete sociale filmojnë garat me makina dhe I hedhin në rrjete sociale.
Në këtë mënyrë policia ka ndëshkuar me masën administrative 40 mijë lekë shoferin e benzit që bëri garë në bulevardin "Zogu i Parë", ndërkohë që është shpallur në këkim drejtuesi I mjetit tjetër
“Në kuadër të verifikimeve, është bllokuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. SH., i cili, në bulevardin “Zogu i parë”, ka kryer bashkë me drejtuesin e një automjeti tjetër, gara shpejtësie dhe i ka pasqyruar ato në rrjete sociale” informoi sot policia.
Bilanci janar - korrik 2022
Janë shënuar 686 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Korrik 2022.
95 viktima në aksidente rrugore
971 qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore
Këto shifra u bënë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

