Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, autori i dyshuar një 18 vjeçar dhe shoku i tij në kërkim, një tjetër 18 vjeçar në pranga

Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, autori i dyshuar një 18
Foto e viktimës së vrasjes në Elbasan, Madrid Ulqinaku

Policia e Elbasanit zbardh vrasjen e Madrid Ulqinaku ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit 2022 pranë stadiumit Elbasan Arena”

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt.

Ndërsa është arrestuar  një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Policia informon sot se grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera ka zbardhur vrasjen e ndodhur në lagjen "Kongresi", Elbasan "pas një konflikt të çastit, për motive të dobëta" dhe janë arrestuar Ejden Dino, 18 vjeç ndërsa janë shpallur në kërkim Klaudjan Sallufi,33 vjeç, Horgito Peqini, 18 vjeç i dyshuar si autori i vrasjes.

"Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Horgito Peqini, 18 vjeç,  Ejden Dino, 18 vjeç dhe Klaudjan Sallufi 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin Madrid Ulqinaku. Më pas, shtetasi  Horgito Peqini dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Madrid Ulqinakut i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje" informon policia e Elbasanit.

Menjëherë pas krimit policia nisi kontrollet dhe krehjen e zonës dhe u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit Edjen Dino, 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja,  blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike" informon policia e Elbasanit.

Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET