Policia zbardh aksidentin e rëndë në Mjedë: I përplasi makina, humbin jetën 2 këmbësorë, shoferi në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Mjedë, në aksin Vau i Dejës-Kryebushat.
Policia raporton se dy këmbësorë kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një mjet.
Vau Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.
Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


