Zhupa: Berishën nuk do e ndalë asgjë në rikthimin e tretë
Historia politike e rikthimit tKryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa, reagoi mbas vendimit të Gjykatës së Posacme për zotin Sali Berisha ku u shpreh se këto janë vendime të pakuptimta gjyqësore me qëllim për të ndaluar rrugëtimin politik.
Zhupa cilësoi se ky vendim për detyrim paraqitje për liderin e opozitës është absurde për sa kohë janë mbyllur hetimet.
REAGIMI
'Absurd i detyruar politikisht, pasi ata që kanë pushtet dhe janë në hetim, nuk kanë asnjë masë sigurie si Veliaj. Ndërsa lideri i opozitës që dosja i ka shkuar në gjykim, nuk ka asnjë pushtet, duhet të ketë masë sigurie.'-është shprehur Zhupa
Vendime të pakuptimta gjyqësore si mënyrë për të ndalur rrugëtimin politik drejt rikthimin janë metodë e njohur tashmë.Por nuk ja dolën në SHBA, nuk do ja dalin as në Shqipëri!
Vendimi i sotëm për detyrim paraqitje për liderin e opozitës Sali Berisha, ndërkohë që ka një muaj i lirë pa asnjë përpjekje për të ikur përkundrazi me rekorde takimet publike, ndërkohë që janë mbyllur hetimet dhe ska më punë me SPAK por me gjykatën është teatri i absurdit.
Absurd i detyruar politikisht, pasi ata që kanë pushtet dhe janë në hetim, nuk kanë asnjë masë sigurie si Veliaj. Ndërsa lideri i opozitës që dosja i ka shkuar në gjykim, nuk ka asnjë pushtet, duhet të ketë masë sigurie.
Megjithatë nuk na ndalin dhe nuk e ndalin Sali Berishën në rikthimin e tretë. Është rradha jonë!

