Hakerimi i të dhënave, Hajdarmataj: Shqipëria vend jo i besueshëm për ndërkombëtarët

Ish drejtori i policisë Arben Hajdarmataj në një intervistë me gazetarin Everest Dedaj në Ora News tha se me hakerimin e informacioneve të shtetit tashmë Shqipëria nuk është një vend i besueshëm as nga ndërkombëtarët.

Sipas tij tashmë vendi jonë nuk mund të jetë i besueshëm për të shkëmbyer informacion.

Arben Hajdarmataj: Po dalin shkresa të raporteve me ndërkombëtarë. Nuk besojnë më ndërkombëtarët se tani je i pabesueshëm për ta për të shkëmbyer informacion. Të gjitha grupet kriminale që kapen në BE dhe Amerikë në gjithë rastet ka shqiptarë ndaj nevojitet dhe bashkëveprimi për kapjen e këtyre kriminelëve. Rëni e besueshmërisë është pjesa më e keqe. Në aspektin e funksionimit të shtetit ligjor është bërë një dëm shumë shumë i madh i pjesës së policisë.

EMISIONET