Policia merr furgonin para PD me karrotrec, u shërben hetuesve si provë materiale


Ky furgon i bardhë që ishte i parkuar mes shumë mjeteve të tjera në oborrin e selisë së Partisë Demokratike që u kthye ditën e sotme në shesh beteje mes përkrahësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës u ngarkua në orët e mbrëmjes në karrotrecin e policisë së shtetit.

Mjeti do tu shërbejë hetuesve si provë materiale.

Policia dhe prokuroria për orë me radhë kanë grumbulluar prova dhe brenda selisë së PD.

Kjo bëri që media të mos lejohet për tu futur brenda.

Aty ishte drejtori i policisë së Tiranës edhe drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj.

Policia merr furgonin para PD me karrotrec, u shërben hetuesve siPolicia merr furgonin para PD me karrotrec, u shërben hetuesve si

EMISIONET