Policia gjen makinën e atentatorëve të Ermir Dedjës në Vorë! Targat rezultojnë të vjedhura, 29-vjeçari u vr* nga një pl*mb

Policia e Durrësit ka gjetur makinën e përdoruar në vrasjen e Ermir Dedjes një natë më parë në lagjen 18 në Durrës.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, makina u gjet e djegur në Vorë dhe besohet se targat ishin të vjedhura.

Po ashtu, po verifikohen lëvizjet e fundit të mjetit dhe nëse është arritur në zbulimin e ndonjë prove me vlerë.

Pavarësisht breshërisë së plumbave të shkrepur në pritën ndaj të riut, sipas burimeve rezulton se vetëm një plumb e ka kapur 29-vjeçarin çka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

Viktima rezulton me precedent penal. Dedja mbante kontakte me personazhe të botës së krimit, ku disa prej tyre janë në kërkim për ngjarje të rënda kundër jetës

Policia Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

EMISIONET