Policia e Tiranës arreston 4 autorët e vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi

Policia e Tiranës arreston 4 autorët e vrasjes së

Policia e Tiranës ka arrestuar katër të rinjtë, autorë të vrasjes së Aurelio Dervishit, në mesin e tyre edhe i mituri 15-vjeçar që qëlloi për vdekje me thikë 18-vjeçarin dhe të gjithë akuzohen për vrasje në bashkëpunim.

Edhe vajza me të cilën Dervishi kishte lidhje dhe ishte "mollë sherri" mes viktimës dhe grupit tjetër të të rinjve, ka dhënë dëshminë e saj.

Ajo, në gjendje të rënduar, ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjes, përfshirë edhe historinë e lidhjes me viktimën dhe atë që më parë ka pasur me njërin prej djemve të makinës tjetër.

Në pyetje janë marrë edhe të arrestuarit, të cilët kanë rrëfyer sherrin që agravoi deri në përdorimin e thikave.

Burime bëjnë me dije se dy grupet e të rinjve fillimisht kanë qenë në semafor ku kanë shkëmbyer fjalë dhe ofendime.

Më pas kanë ndaluar pak metra më poshtë për tu sqaruar.

Gjatë konfliktit fizik, njëri nga të miturit ka qëlluar në kraharor me thikë Aureljo Dervishin.

Katër të rinjtë pritet të dalin të mërkurën përpara gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

EMISIONET