Përfshihen nga flakët një makinë e parkuar dhe një magazinë në Elbasan, ja shkaqet
Mëngjesin e sotëm (2 prill), një automjet i parkuar në lagjen “Shënkoll” dhe një magazinë në fshatin Katund i Ri në qytetin e Elbasanit, janë përfshirë nga flakët.
Automjeti i parkuar në pronësi të shtetasit me iniciale S.P, 60-vjeç dyshohet se është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike në bateri.
Ndërkohë magazina në pronësi të shtetasit me iniciale, F.M, 38-vjeç dyshohet se është përfshirë nga flakët po ashtu për shkak të një shkëndije elektrike.
Si pasojë e zjarrit, ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike në bateri, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, në pronësi të shtetasit S. P., 60 vjeç.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të pjeshme materiale në automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
Gjithashtu, mëngjesin e sotëm, në fshatin Katund i Ri, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit F. M., 38 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.