"Po fle", çfarë i thanë policisë gruaja dhe vajza e 47-vjeçarit të vrarë, fqinjët: Viktima përdorues alkooli, jetonin në varfëri ekstreme

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në familje në Klos, ku 47-vjeçari Ylber Lezi dyshohet se është vrarë me sende të forta nga bashkëshortja e tij Mine Lezi dhe vajza 21 vjeçare.

Policia është njoftuar për ngjarjen në 22:30 të së dielës, 25 korrik, por Ora News mëson se konflikti mes viktimës me bashkëshorten dhe vajzën kishte nisur që në 20:00 të mbrëmjes.

Zhurmat kanë shkuar deri te komshinjtë, të cilët kanë dalë dhe i janë afruar banesës. Ata kanë trokitur në derë dhe dritare por nuk kanë marrë përgjigje.

Në këto kushte, kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël ku ndodhi ngjarja ka njoftuar policinë.

Kjo e fundit pasi ka mbërritur te banesë ka hasur në rezistencën e  bashkëshortes së viktimës, duke u detyruar të futet nga dritarja e katit të dytë.

Kur ka hyrë brenda policia ka gjetur gruan dhe vajzën e viktimës. Kur i kanë pyetur se ku është 47-vjeçari, ato u kanë thënë se po fle gjumë.

Por më pas policia ka konstatuar viktimën me shenja dhune në trup.

U  godit në kokë

47-vjeçari është goditur në kokë. Paraprakisht dyshohet me dru, por mbetet të konfirmohet nga ekspertiza.

47-vjeçari përdorues alkooli

Siç tregojnë dhe fqinjët, Ylber Lezi ishte përdorues në masë i alkoolit. Çifti së bashku me vajzën jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Të ardhurat e vetme të tyre ishin ndihma ekonomike, ndërsa mësohet se së fundmi kishin lidhur energjinë pas muajsh në errësirë.

Po sipas fqinjëve të familjes, Mine Lezi vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kurohej ndërsa edhe vajza 21 vjeçare së fundmi kishte shfaqur shenja depresioni.

EMISIONET