Krimi në familje trondit Klosin, vritet kryefamiljari, arrestohen gruaja dhe vajza

Një krim i rëndë  në familje ka tronditur Klosin mbrëmjen e së dielës. Policia njofton se një 47-vjeçar i identifikuar si Ylber Lezi është vrarë nga gruaja dhe vajza e tij brenda banesës ku jetonin. Fqinjët e familjes Lezi kanë dëshmuar se viktima ishte konsumues i i alkoolit, ndërsa pretendojnë se nënë e bijë vuanin nga probleme të shëndetit mendor, megjithatë pritet që hetimi dhe ekspertiza të zbardhin të vërtetën.

Një 47-vjeçar u gjet i pa jetë mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël në Klos, ndërsa gruaja dhe vajza e tij dyshohen si autore të vrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në këtë banesë rreth orës 22:30 minuta ndërsa viktimë mbeti Ylber Lezi.

Policia thotë se Mine e Aida Lazi fillimisht janë përfshirë në një sherr verbal me Ylber Lazin rreth roës 21:45 minuta, ndërsa fqinjët që e kanë dëgjuar sherrin lajmëruan policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes rreth orës 22:30.

Blutë e Matit kërkuan që të hapej dera e shtëpisë pa e ditur se cfarë kishte ndodhur, ndërsa nënë e bijë bënë rezistencë , ndërsa policia hyri me forcë pas disa minutash.

Sipas informacioneve Mine dhe Aida Lezi kanë thënë se Ylberi po flinte, ndërsa gjatë kontrollit të banesës policia ka konstataur trupi ne pajetë të 47-vjeçarit, në të cilën janë vënë re edhe shenja dhune, ndërsa në kokë kishte një goditje që dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen me një send të fortë.

Fqinjët e familjes Lezi flasin për gjendje të rënduar psikologjike të nënë e bijë, ndërsa thonë viktima ishte konsumues i rregullt i alkoolit, dhe se jetonin në kushte të varfërisë ekstreme.

Policia e Dibrës njoftoi se ka arrestuar Mine dhe Aida Lazin, kjo e fundit 21 vjeç, pasi të dyja janë të dyshuara për vrasjen me mjete të forta të Ylber Lazit.

"Në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë). Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në banesë  kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L".

Krimi në familje trondit Klosin, vritet kryefamiljari, arrestohen gruajaKrimi në familje trondit Klosin, vritet kryefamiljari, arrestohen gruajaKrimi në familje trondit Klosin, vritet kryefamiljari, arrestohen gruajaKrimi në familje trondit Klosin, vritet kryefamiljari, arrestohen gruaja

EMISIONET