“Pluhur zanash” nga “vëllai i madh”, kodet që përdornin shpërndarësit e drogës në shkolla e klube

Pluhuri i zanave ishte droga dhe vëllai i madh shpërndarësit e saj. Policia e Tiranës vuri në pranga 20 shpërndarës të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe klubeve të natës në kryeqytet.

"A ke pluhur zanash" dhe "vëllai i madh dhe vëllai i vogël". Këto janë dy kodet që grupi i shpërndarësve të lëndës narkotikë përdornin më blerësist më qëllim mospikasjen nga policia e shtetit.

3 muaj u janë dashur hetuesve të mbledhin prova dhe fakte për të arrestuar 20 persona e ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Ky është momenti ku policia arreston grupin e trafikantëve, ku mes tyre kishte dhe femra.

Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, personat e arrestuar në kuadër të operacionit "Harta" shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, në lokale nate si dhe afër shkollave.

Vocaj: Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Sipas Drejtorit Vocaj nga Tirana deri në Kamëz ky grup kishte shtrirje të zonave ku shiste lëndë narkotike e ndërsa ata përdorin trasportin publik për të mos u pikasur.

Vocaj: Po nga hetimet rezulton se pjestarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.

Për sa i përket 4 personavë në kërkim, një prej tyre dyshohet së është larguar jashtë vendit e ndërsa për tre të tjerët po vijojnë kërkimet për arrestimin e tyre.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET