Plani për trafikimin e drogës që në tetor të 2023-it, Çaushllari siguroi lëndën kimike, solli në Shqipëri një kolumbian

Plani për trafikimin e drogës që në tetor të 2023-it,

Për trafikimin e e kokainës nga vendet e Amerikës Latine grupi i arrestuar nga SPAK pak javë më parë e kishte planifikuar që në tetor të vitit 2023.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Artjon Çaushllari, Klajd Birçe dhe një shtetas i dyshuar me origjinë spanjolle po organizonin këtë episod me qëlim sjelljen e drogës në Shqipëri.

Në këtë periudhë thonë burimet e Ora News, në vendin tonë ka ardhur edhe një shtetas me origjinë kolumbiane për të cilën dyshohet se do të bënte ekstraktimin dhe ngurtësimin e kokainës.

Sa i takon këtij personi kimist mësohet se zona ku qëndronte ishte në një banesë me qera në afërsi të zonës së Myslym Shyrit.

Lëvizja e tij në Tiranë ishte në kordinimin e Artion Çaushllarit ku dhe komunikimi i tyre zhvillohej në gjuhën spanjolle.

Lënda kimike e cila nevojitet për të bërë ndarjen me kokainën dyshohet se është siguruar nga Çaushllari.

Këtë lëndë mësohet se është siguruar nga një kompani e ligjshme që vepron në Tiranë.

EMISIONET