''Berisha u mbajt padrejtësisht në arrest shtëpiak'', Cara: Veliaj i ka të gjitha mundësitë për të prishur provat, por vazhdon të jetë në detyrë

Ish-deputeti i PD-së, Igli Cara në një intervistë në Ora News u shpreh se kryetari i PD-së Berisha u mbajt në mënyrë të padrejtë në arrest shtëpiak sepse Berisha nuk cënonte aspak provat.

Cara gjithashtu shtoi se nga krahu tjetër kemi raste flagrante ku kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj megjithëse i ka të gjitha mundësitë për të prishur provat, ai vazhdon të jetë në detyrë.

Cara: Së pari kjo është në vazhdën e protestave dhe mosbindjes civile që ka bërë PD në kohë.

Asnjëherë nuk janë ndërprerë protestat dhe mossbindja civile, pavarësisht mbajtjes në mënyrë të padrejtë në arrest shtëpiak të Berishës.

Kuptohet që Berisha jep një tjetër impuls, mbi të gjitha jo vetëm prania e tij por mbi të gjitha rienergjizon.

Ne kemi thënë gjatë gjithë kësaj kohe që ky është një mbajtje në mënyrë të padrejtë në arrest shtëpiak sepse Berisha nuk cënonte aspak provat dhe mbi të gjitha përderisa i ishte mbyllur dosja nuk gjenim dot arsye pse donin ta mbanin.

Por nga krahu tjetër kemi raste flagrante ku në rastet e fundit të Veliajt megjithëse ka të gjitha mundësitë për të prishur provat, për të ndikuar pikërisht në hetim, ai vazhdon të jetë në detyrë.

Siç ka edhe deputetë të tjerë të PS-së edhe ministra që kanë qenë në hetim dhe vazhdojnë të jenë të lirë dhe ato kanë të gjithë mundësinë që të ndikojnë te provat.

Dhe u mbajt i arrestuar Berisha që një gjë ishte e padiskutueshme që provat Berisha nuk i prishte.

SPAK ndryshe e sheh opozitën dhe ndryshe e sheh mazhorancësn.

EMISIONET