Plani i Talo Çelës për të vrarë Lenc Çapjan, çoi Eljo Bitrin në hedhjen në erë të shtëpisë së Talos

Në dëshminë e gjatë që Nuredin Dumani ka dhënë në SPAK, ka treguar edhe për planin e vrasjes së Florenc Çapjas në Elbasan dhe planin e shkatërrimit me tritol të banesës së Talo Çelës.
Në 5 nëntorin e vitit 2020 në Elbasan vendoset 2.8 kg lëndë shpërthyese në vilën e Talo Çelës në Elbasan. Personi që ka vendosur sasinë e tritolit ka qenë pikërisht, Eljo Bitri, i cili rezulton të jetë dhe vëllai i Lulzim Bitrin, që mbeti i vrarë në Tetor 2021 së bashku me Ardjan Çollakun në Elbasan.
Eljo Bitri dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt, dajës së tij, Arben Dylgjeri, dhe shtetasit turk, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018.
Sipas Dumanit ishte pikërisht shoku i tij, Eljo Bitri, ai që i vuri tritolin Talo Çelës në banesën e tij, duke sjellë shkatërrimin pjesërisht të katit të parë.
Eljo Bitri, në atë kohë nuk mundi të arrestohet, ndërsa pati dyshimin e policisë së Elbasanit se ai mund të ishte njëri nga autorët.
Shtëpia ndodhej 150 metra larg vendit ku u ekzekutua vëllai i Talos, Bujar Çela.
Mirëpo, e gjithë tentativa për t’i hedhur në erë Talo Çelës, erdhi pasi ky i fundit tentoi të vriste Florenc Çapjen, plan i cili mbeti në tentativë.
Njëherazi Talo Çela dyshohet se siguroi mjete për të vrare Sokol Sanxhaktarin, ashtu si edhe i kërkuari tjetër Florenc Çapja që bëri të njëjtin plan, por nuk e realizoi dot.
Këtë të enjte SPAK zbërtheu fijet e krimit të organizuar në vend, e për këtë me 32 mandate arresti është vënë në kërkim të 32 personave mes të cilëve 18 gjenden nën pranga, kurse të tjerët vijojnë në arrati si Ervis Martini, Talo Çela, Suel Çela dhe Florenc Çapja.



