Plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin në Korçë, arrestohet pas një viti 25-vjeçari

Është arrestuar autori i plagosjes me armë zjarri të Igli Qani, ngjarje e cila ndodhi më 3 mars të vitit 2021.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. T., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, cili është lënë në burg pasi akuzohet për për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 02.03.2021, në lagjen nr. 7, Korçë, ku ky shtetas në bashkëpunim me 3 të tjerë, janë konfliktuar fizikisht me Igli Qanin, të cilin e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë.

