Sarandë: Plagoset 15-vjeçari, arrestohet autori i mitur
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Sarandë, ku një 15-vjeçar u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti të shpërthyer për motive të dobëta. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar, M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua për veprime të mëtejshme. Gjatë hetimeve, u sekuestrua mjeti prerës që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rastit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, në mesditë, në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.