Plago*je në Vlorë, i riu qëllo*et me thi*ë në zemër

Plago*je në Vlorë, i riu qëllo*et me thi*ë në

Një 25-vjeçar, shtetasi M. Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë.

I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës.

Po ashtu mësohet se aktualisht ai gjendet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse.

Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital.

Ndërkohë nuk dihen motivet e plagosjes së tij me thikë, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET