''Nuk kishte surpriza në raportin e mandateve'', Baçi: Ja 2 analizat që mund të bëhen me KQZ-në

Analisti, Agim Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk kishte surpriza në raportin e mandateve.

Baçi: Nuk kishte surpriza në raportin e mandateve.

Ajo që mbetet për tu diskutuar me KQZ është si menaxhoi votën e emigrantëve dhe si zbatoi ligjshmërinë dhe si kontrolloi ligjshmërinë lidhur me institucionet për atë që ligji ndalon të përdoren paratë e taksapaguesve.

Këto mendoj se janë dy përgjegjësitë e KQZ ose dy analizat që mund të bëhen me KQZ.

Pastaj pjesa e mandateve ishte diçka tërësisht e lexuar dmth dhe e qartë.

Çështja është që inxhineringu i devijimit të votës nuk ndodh më ditën e zgjedhjeve kështu që ndaj KQZ nuk ke se çfarë thua.

EMISIONET