Lirohet mjeku i arrestuar, gjykata lë në “arrest shtëpie”, Fitim Marku pësoi ishemi pas prangosjes

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia dhe la në arrest shtëpie mjekun reminator Fitim Marku, I cili u arrestua në flagrancë pasi i mori ryshfet një pacienti. Prokuroria kërkoi për të masën arrest me burg, por gjykata e lehtësoi masën ndaj të akuzuarit i cili ka pësuar ishemi dhe ka përfunduar në spital pasi u prangos nga policë të maskuar dhe të armatosur Brenda spitalit të Traumës.

Mjeku reminator Fitim Marku është liruar nga qelia me urdhër të gjykatës. Pas seancës së zhvilluar në ambientet e spitalit ku ai dërgua pas arrestimit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së shëndetësore, ndaj tij u vendos masa arrest shtëpie.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” duke argumentuar se vepra për të cilën akuzohet mjeku parashikon dënim me burg, dhe se fenomeni i korrupsionit vijon e të jetë problem në mjekësi, por gjykata vendosi ndryshe.

Në materialin e akt-akuzës prokuroria ka argumentuar se hetimi për korrupsionin në spitalin e Traumës në kryeqytet ka nisur pas informacioneve te marra në rrugë operative se mjekët e këtij spitali mes tyre edhe Fitim Marku, u kërkonin pacienteve dhe familjarëve te tyre ryshfet për të kryer shërbimet si ato të planifikuara dhe të pa planifikuara.

Nisur nga ky fakt prokurori Drian Nushi ka dhënë autorizimin për kryerjen e vëzhgime ambientale dhe telefonike të mjekut por edhe te personave që do të infiltroheshin.

Sipas materialit njëri nga pacientet që kishte rënë dakord të bashkëpunonte me policinë ishte tërhequr në momentin e fundit dhe kjo i kishte detyruar hetuesit që të gjenin një tjetër person që ishte operuar para dy vitesh.

Ai kishte kontaktuar me mjekun dhe ky i fundit i kishte thënë te shkonte të kryente skanerin ditën e premte ku ai ishte mjek roje.

Materiali ishte pajisur edhe me përgjimet ku tregohej itinerari i pacientit i cili megjithëse ishte i paplanifikuar ishte regjistruar në regjistër kishte kryer skanerin dhe më pas kishte qenë mjeku ai që i kishte kërkuar një shume pre 10 mije lekësh te reja te cilat sipas përgjimeve ai do i ndante edhe me persona të tjerë.

Sipas dosjes policia nuk kishte mundur dot te kishte filmime në momentin e dhënies së parave por pas arrestimit të mjekët ne xhepin e tij janë gjetur paratë të numrat e te cilave ishin shënuar më parë nga policia.

Në dosje thuhet se hetimi vijon edhe për persona të tjerë që dyshohet se kryenin të njëjtat shkelje.

EMISIONET